Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE) ka miratuar vendimin e ri për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 4.85%.
Sipas vendimit, nga 18 gusht 2026 në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
- EUROSUPER BS-95: 91.50 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98: 93.50 denarë/litër
- EURODIZEL BS: 98.00 denarë/litër
- Vaji ekstra i lehtë EL-1: 98.50 denarë/litër
- Mazuti M-1 NS: 43.726 denarë/kilogram
Benzinat BS-95 dhe BS-98 janë shtrenjtuar me 4.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit është rritur me 6.50 denarë për litër.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak është rritur me 6 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 NS me 0.188 denarë për kilogram.
Vendimi gjithashtu vazhdon aplikimin e akcizës së reduktuar prej 2 denarësh për litër për benzinat dhe 4 denarësh për litër për EURODIZEL-in.
