Shtetasja nga Kolumbia ndalohet në Gostivar pas incidentit në rrugë

Më 16.05.2026, në orën 10:55, nga Qendra Urgjente në Gostivar është raportuar në DPB Gostivar se është sjellë një shtetase e huaj, S.G.M.P. nga Kolumbia, e cila ishte gjetur e alivanosur në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar.

Sipas njoftimit, pas dhënies së ndihmës mjekësore është konstatuar se ajo ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 2.4 promilë në gjak.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, ajo është sjellë në mënyrë agresive dhe ka fyer zyrtarët policorë, pas së cilës është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Autoritetet kanë konstatuar gjithashtu se ajo nuk kishte të rregulluar qëndrimin në shtet.