Modelja shqiptare Angela Martini ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një video të re të publikuar në Instagram.
Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, ajo shfaqet me një stil elegant dhe në formë të shkëlqyer fizike, duke marrë reagime të shumta nga fansat.
Prej vitesh larg jetës në trojet shqiptare, Angela mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.
Edhe pse po i afrohet të 40-tave, ajo vazhdon të ruajë imazhin dhe linjat për të cilat është komentuar dhe vlerësuar ndër vite në indistrinë e modës.

