Aksident në rrugën Tetovë–Saraqinë, arrestohet një grua që drejtonte automjetin pa patentë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 14:20, në rrugën lokale Tetovë – Saraqinë, ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se njërin prej automjeteve, të markës “Skoda” me targa të Shkupit, e drejtonte M.M. (39) nga fshati Xhepçisht i Tetovës.

Gjatë kontrollit është zbuluar se ajo drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Si pasojë e aksidentit, M.M. ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar me autoambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo është privuar nga liria, ndërsa automjeti që drejtonte është sekuestruar nga autoritetet.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.