Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar dje rreth orës 13:00 nga një 43-vjeçare nga Shkupi, e cila ka raportuar se rreth orës 09:00 djali i saj ishte sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë.
Si pasojë e incidentit, 14-vjeçari ka pësuar plagë të prerë në dorë.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
