Alketa Vejsiu dhe Luiz Ejlli kanë tërhequr vëmendjen me postimin e tyre të fundit, ku shfaqen së bashku. Krahas fotografive, Alketa ka ndarë edhe një mesazh të gjatë për Luizin dhe intervistën e tij.
Vejsiu e ka cilësuar intervistën si një nga momentet më të bukura të Luizit, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën e tij spontane dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit.
“Besoj është intervista e tij më e bukur që ma keni kërkuar që ditën 1 kur nisi Inspire. S’kam lënë pyetje pa i drejtuar, por ai nuk kërkoi asnjë skenar përpara, sepse është mbreti i spontanitetit dhe batutave”, shkroi Alketa.
Ajo bëri të ditur se intervista do të transmetohet në Class Media në YouTube, ndërsa pjesë prej saj do të mund të ndiqen edhe në “Live Me Luizin” në Top Channel Albania.
Në fund, Alketa ndau edhe vlerësimin e saj për këngëtarin, duke e cilësuar si një artist me shumë talente dhe duke theksuar rrugëtimin dhe transformimin e tij ndër vite.
“Faleminderit Luiz, artist me shumë talente dhe jetë artistike që vjen tani si një Faktor i rëndësishëm në Industrinë e Entertainment në Median Shqiptare. Shumë Fat për ty”, përfundoi ajo.