Aktori i njohur kosovar Kreshnik Ibrahimi është shtruar me urgjencë në spital gjatë natës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Falënderoj Zotin. Mbrëmë jam shtruar në spital, ndërsa në orët e para të mëngjesit jam operuar. Shyqyr jam mirë”, ka shkruar aktori, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.
Ibrahimi njoftoi gjithashtu se do të mungojë për disa ditë nga aktivitetet e tij, teksa po rikuperohet në Spitalin Ravensburg në Gjermani.
