Sela reagon pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Fjala e fundit akoma s’është thënë”

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e tij, Sela ka theksuar se vendimi nuk përbën fundin e procesit, duke përcjellë mesazhin se ende nuk është thënë fjala e fundit.

“Fjala e fundit akoma s’është thënë”, ka shkruar Sela, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Hagë.

Reagimi i tij vjen pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, proces që ka marrë vëmendje të gjerë në hapësirën shqiptare.