Është gjetur trupi i pajetë i një 31-vjeçari nga Shkupi, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur gjatë qëndrimit në Ohër.
Sipas SPB Ohër, trupi i B.S. (31) është gjetur mbrëmë rreth orës 22:00 në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë një autokampi, rreth 50 metra larg bregut.
Trupi është gjetur nga pjesëtarë të policisë së liqenit dhe efektivë të SPB Ohër. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas informacioneve fillestare nuk janë vërejtur shenja dhune.
Identifikimin e viktimës e ka bërë një familjar. Me urdhër të prokurorit publik, trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.
31-vjeçari ishte raportuar i zhdukur më 14 shtator, rreth orës 18:10, nga babai i tij. Sipas policisë, ai qëndronte me të atin në një autokamp në Ohër.
