Këngëtari Gjesti ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta dhe emocionale të jetës së tij, duke u takuar me mësuesen e tij të parë.
Takimi është publikuar në Instagram nga vetë artisti, i shoqëruar me mbishkrimin: “Një ndjenjë që s’kam me e harru kurrë”, duke treguar emocionet e forta të këtij rikthimi në kujtime.
Në pamje, Gjesti shihet i buzëqeshur pranë mësueses, ndërsa ajo e priti me përqafim dhe dashuri në oborrin e shtëpisë së saj.
Mësuesja e tij i kujtoi gjithashtu se gjithmonë e kishte inkurajuar të merrej me muzikë dhe të këndonte, duke luajtur një rol të rëndësishëm në hapat e tij të parë.


