Në bazë të raportimeve fillestare, dyshohet se gjatë një konflikti familjar djali ka tentuar të sulmojë të atin me një mjet të mprehtë, ndërsa babai është kundërpërgjigjur duke e goditur me një send prej druri, duke i shkaktuar lëndime.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Negotinë, ku policia ka privuar nga liria një 50-vjeçar dhe djalin e tij 28-vjeçar pas përleshjes fizike në oborrin e shtëpisë së tyre.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe është raportuar menjëherë në polici.
I lënduari 28-vjeçar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar, ku ka marrë trajtim për lëndimet trupore.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka sekuestruar sendet e përdorura gjatë përleshjes, ndërsa të dy personat mbeten në ndalim policor.
Rasti është njoftuar edhe te prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Negotinë, ndërsa pas dokumentimit të plotë pritet të ngrihen kallëzimet përkatëse.
