Katër persona përfundojnë në polici në Shkup për sulm fizik

MPB njofton se katër shtetas të Turqisë janë privuar nga liria në Shkup, pasi dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje në trafik kanë goditur me veturë një motoçiklist dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas policisë, më 25.05.2026 rreth orës 01:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia.

Rasti ishte denoncuar më 24.05.2026 rreth orës 19:55 në zonën e Qendrës në Shkup, ku të dyshuarit, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, fillimisht kanë goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili po punonte si furnizues, dhe më pas, sipas denoncimit, e kanë sulmuar fizikisht.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.