Andrej Plenkoviq viziton nesër Maqedoninë e Veriut

Hristijan Mickoski nesër në Ohër do ta presë Andrej Plenković, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Qeverisë, pritja zyrtare do të zhvillohet në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër, ku Mickoski së bashku me ministrat do ta mirëpresin homologun kroat.

Pas pritjes, në vilën e kryeministrit do të mbahet takim tet-a-tet mes dy kryeministrave, ndërsa më pas në hotelin “Ineks Olgica” do të zhvillohet takim dypalësh qeveritar.

Gjatë vizitës pritet të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa memorandum bashkëpunimi do të firmoset edhe mes Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të RMV-së dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kroacisë.

Në orën 12:30 është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media mes Mickoskit dhe Plenkoviqit.

Vizita do të përfshijë edhe takim biznesor mes kompanive nga të dy vendet, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.