Rezart Veleshnja lë të kuptohet se është në një lidhje të re

Aktori i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Rezart Veleshnja, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim romantik në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar nga makina, ai shfaqet duke mbajtur dhe puthur dorën e një vajze, duke lënë të kuptohet se është në një lidhje të re dashurie.

Edhe pse aktori ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partneres, gjesti i tij ka mjaftuar për të nxitur reagime dhe spekulime mes fansave, të cilët besojnë se Veleshnja ka vendosur të ndajë për herë të parë një moment nga jeta e tij sentimentale.

Deri më tani, Rezart Veleshnja nuk ka bërë asnjë koment shtesë lidhur me postimin, duke lënë të hapur kureshtjen e ndjekësve për të mësuar më shumë rreth vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.