Fituesja e “Ferma VIP 3”, Moza Ahmeti, ka ndarë detaje nga eksperienca e saj në reality show, gjatë një interviste në emisionin “QUO VADIS”.
Poetja u shpreh se debatet mes fermerëve ishin një pjesë e rëndësishme e spektaklit, pasi prej tyre lindnin temat kryesore të diskutimit në netët “Prime”.
“Një gjë ishte e vërtetë, që grindjet tona ishin objekt i ‘Prime’. Dhe pa ato, nuk kishe se çfarë diskutoje… Ndonjëherë sherri ishte një thesar. Sepse do krijonte debat, prej të cilit do dilnin opsione mendimi”, u shpreh Ahmeti.
Ajo shtoi se, megjithëse formati ishte një reality show, shpesh ishte e nevojshme të krijoheshin situata që mbanin gjallë dinamikën e spektaklit.
“Nuk është se luanim rol, por roli luante veten, sepse ishte një çmim midis. Dhe për këtë çmim ishim të gjithë tendenciozë që secili ta merrte”, tha ajo.
Sipas Ahmetit, konkurrenca ndikoi edhe në mënyrën se si publiku i perceptoi banorët.
“Për një pjesë të publikut, një pjesë e madhe e fermerëve kanë dalë njerëz me karakter të luhatur, me qëndrime jo fort fisnike në marrëdhënie”, përfundoi fituesja e “Ferma VIP 3”.
