Modelja shqiptare Oriola Marashi ka reaguar publikisht për ndotjen e detit, duke ndarë me ndjekësit një fotografi që, sipas saj, tregon gjurmë nafte në rrobat e banjës pas larjes.
Përmes një postimi në Instagram, Marashi sqaroi se njollat nuk janë shkaktuar nga rëra, por nga ndotja në ujë, duke bërë thirrje për më shumë kujdes ndaj mjedisit.
“Sot dola nga deti dhe rrobat e banjos dolën kështu. Kjo nuk është rërë. Kjo është naftë. Deti ynë nuk është kosh plehrash. Kjo ndotje po na dëmton të gjithëve, shëndetin tonë, kafshët detare dhe natyrën. Është e rëndësishme të flasim dhe të kërkojmë përgjegjësi”, shkroi ajo.
Postimi i modeles ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e bregdetit.

