Juliana Nura feston 36-vjetorin, publikon fotografi nga shtatzënia: Po jetoj periudhën më të bukur të jetës

Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, feston sot 36-vjetorin e lindjes, një ditëlindje që këtë vit vjen me një domethënie të veçantë, pasi ajo është në pritje të binjakëve.

Me rastin e ditëlindjes, Juliana ndau në rrjetet sociale disa fotografi artistike, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, e veshur me një fustan rozë. Krahas imazheve, ajo publikoi edhe një mesazh prekës, duke theksuar se ndihet më e lumtur dhe më e realizuar se kurrë.

“Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër”, shkroi ajo.

Juliana u shpreh gjithashtu se gjithmonë e ka festuar jetën me shumë entuziazëm, por këtë vit emocionet janë edhe më të mëdha, pasi po përgatitet të bëhet nënë.

Pak ditë më parë, ajo bëri të ditur se është në pritje të binjakëve përmes metodës IVF (fekondim in vitro), me ndihmën e një donatori. Zbulimi i saj nxiti diskutime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, por Juliana ka treguar se nuk ngurron të flasë hapur për zgjedhjet e saj personale dhe të sfidojë paragjykimet.

Në këtë 36-vjetor, Juliana Nura po shënon një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke pritur me emocion ardhjen në jetë të binjakëve dhe fillimin e një kapitulli të ri si nënë./albtime.info

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot