Policia sekuestron lëndë narkotike gjatë një bastisjeje

Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi policia gjeti marihuanë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në fshatin Sllansko, në komunën e Makedonski Brod.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksioni është zhvilluar më 3 korrik rreth orës 20:45 nga zyrtarët policorë të NJPB Makedonski Brod.

Bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale me gjurmë të marihuanës.

Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 42-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.