32-vjeçarja nga Tetova denoncon se u sulmua fizikisht nga i dashuri

Një 32-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30, para ndërtesës ku banon viktima në lagjen Blloku 70 në Tetovë. Si i dyshuar për rastin është identifikuar B.I. nga Tetova.

Policia bën të ditur se mëngjesin e sotëm i dyshuari është vetëparaqitur në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.