Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografish nga aktiviteti që u organizua në Korçë, ku u mblodhën qindra vizitorë nga vendi dhe rajoni.
Atmosfera u karakterizua nga muzika live, ekspozimi i motorëve dhe automjeteve klasike, duke e kthyer qytetin në një pikë takimi për adhuruesit e këtij pasioni.
Sipas Ramës, organizime të tilla jo vetëm që sjellin gjallëri në qytet, por kontribuojnë edhe në promovimin e Korçës si një destinacion të rëndësishëm për aktivitete kulturore dhe turistike.
Fotografitë e publikuara pasqyrojnë momentet më të veçanta të eventit, i cili u prit me interes të madh nga pjesëmarrësit.

