Kafkë njeriu gjendet pranë Liqenit të Podgorcit

Një kafkë njeriu dhe sende të tjera janë gjetur në afërsi të kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në zonën e fshatit Llabunisht, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, mbetjet janë zbuluar më 25 korrik nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Monitorimin e Kufirit në Llabunisht, gjatë aktiviteteve të tyre pranë Liqenit të Podgorcit.

Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për identifikimin e mbetjeve dhe zbardhjen e rrethanave se si ato kanë përfunduar në atë lokacion.

Hetimet do të vazhdojnë për të përcaktuar identitetin e personit dhe rrethanat e plota të rastit.