Protesta vijon me tensione, qytetarja sulmon Berishën

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një qytetare u shpreh me akuza të forta politike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur me ngjarjet e vitit 1997.

“Jemi rritur me diktatura të ashpra, jemi rritur në kohën e Sali Berishës, që vrau miliona bijë nënash. Nënat janë veshur me shami të zeza. Mos harroni vëllezër, Saliu hapi depot, duke shitur armët, duke futur përçarjen mes nesh, duke na vrarë djemtë e nënave dhe duke hedhur baltë mbi ne. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se protesta është mbajtur para godinës së Kryeministrisë dhe më pas ka vijuar me marshim në rrugët kryesore të qytetit.