Pritje deri në 30 minuta në Bogorodicë dhe Dojran

LAMM) njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet normalisht, ndërsa kushtet për qarkullim janë të favorshme.

Megjithatë, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, në disa vendkalime kufitare janë krijuar pritje. Në Bogorodicë dhe Dojran, drejtuesit e automjeteve presin rreth 30 minuta për të dalë nga vendi, ndërsa në Tabanocë pritja për hyrje në Maqedoninë e Veriut është rreth 20 minuta.

Sipas LAMM-it, në të gjitha vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të konsiderueshme dhe qarkullimi po zhvillohet pa probleme.