Azizi: Në kohën e krizës në Gostivar, BDI zgjodhi aktivitetet partiake

Adnan Azizi, ka reaguar me kritika ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me situatën e krijuar në Gostivar pas rasteve të helmimit masiv.

Azizi tha se rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësia të kërkohet vetëm pasi të përfundojnë hetimet, duke theksuar se nuk duhet të ketë akuza pa fakte.

Ai kritikoi edhe organizimin e aktiviteteve partiake në kohën kur, sipas tij, qytetarët e Gostivarit po përballeshin me një situatë të rëndë shëndetësore.

“Në një qytet ku mijëra qytetarë kërkonin ndihmë mjekësore, nuk është njerëzore të mbahen kuvende partie, të flitet për patriotizëm dhe të festohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, u shpreh Azizi.

Sipas tij, heshtja ndaj kësaj situate tregon mungesë ndjeshmërie dhe përgjegjësie, duke shtuar se qytetarët do të japin vetë vlerësimin e tyre për sjelljen e aktorëve politikë.

njerëzore.