Punonjësi i kazinos shtrihet në spital, më pas denoncohet për sulm fizik!

Një 40-vjeçar nga Gostivari, M.I., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga punonjësi i kazinosë, Z.J. (53), në rrugën “JNA” në Gostivar.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 02:00, pas një fjalosjeje verbale. M.I. pretendon se punonjësi fillimisht e ka nxjerrë jashtë kazinosë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Ndërkohë, Qendra Mjekësore në Gostivar kishte raportuar se Z.J. (53), po ashtu nga Gostivari dhe i punësuar në të njëjtën kazino, ishte pranuar me lëndime të rënda trupore. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai është transportuar me ambulancë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.