Rezarta Shkurta thyen heshtjen: Ja pse nuk reagoj për Zvërnecin

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në Zvërnec, duke shpjeguar arsyet pse ka zgjedhur të mos komentojë publikisht mbi zhvillimet e fundit.

Përmes një mesazhi emocional, ajo u kthye pas në kohë, duke kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Rezarta u shpreh se dikur ishte një person që ngrinte zërin dhe besonte se e vërteta mjaftonte për t’u dëgjuar, por sipas saj ky besim u thye në janar të vitit 2014.

Ajo akuzoi sistemin për padrejtësi, duke deklaruar se bashkëshorti i saj u burgos pa prova, një ngjarje që, sipas saj, ndryshoi rrjedhën e jetës së familjes së tyre.

Në reagimin e saj, Rezarta kujtoi edhe vajzën e tyre, Herën, e cila ishte vetëm pesë vjeçe kur u nda nga i ati për shkak të kësaj situate. Sipas saj, familja humbi vite të rëndësishme që nuk mund të rikthehen më.

Këngëtarja theksoi se pas përballjeve të gjata dhe zhgënjimeve, ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe paqen brenda familjes së saj, duke shpjeguar se kjo është arsyeja pse sot preferon të qëndrojë larg reagimeve publike.