Pas Elijonës dhe Vedat Bajramit, Don Xhoni shfaqet edhe me Daut Haradinajn

Don Xhoni po vazhdon të ngjallë kureshtjen e ndjekësve me postimet e tij të fundit në TikTok, ku është shfaqur në shoqërinë e disa emrave të njohur të skenës publike.

Në videon më të fundit, reperi shihet pranë ish-gjeneralit Daut Haradinaj, një paraqitje që ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që artisti publikon pamje të tilla. Ditët e fundit ai është parë edhe me Elijona Binakajn, Vedat Bajramin dhe Gani Gecin, duke shtuar dyshimet se bëhet fjalë për një projekt të madh.

Sipas informacioneve të publikuara nga Indeksonline, këto paraqitje janë pjesë e fushatës promovuese të albumit të ri, të cilin Don Xhoni pritet ta publikojë së shpejti.

Fansat tashmë janë në pritje të zbulimit të detajeve, ndërsa reperi vazhdon ta mbajë të lartë interesimin me postimet e tij.

Screenshot