Reperi i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim që ka ngjallur shumë reagime në rrjet.
Në foton e publikuar, dyshja shfaqet shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa Capital T ka shoqëruar imazhin me një urim të veçantë për ditëlindjen e Adrolës: “Bota u bë pak më e ndritshme ditën që erdhe ti”.
Ky dedikim ka marrë menjëherë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur postimin me urime dhe reagime pozitive.

