Tajvan ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se e konsideron veten një shtet sovran, të pavarur dhe demokratik.
Komentet e Trump erdhën pas takimit dyditor në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, ku ai paralajmëroi Tajvanin kundër shpalljes formale të pavarësisë dhe tha se nuk kërkon konflikt me Kinën.
Presidenti tajvanez Lai Ching-te ka deklaruar më herët se Tajvani nuk ka nevojë të shpallë pavarësinë, pasi tashmë funksionon si shtet sovran.
Ndërkohë, zëdhënësja presidenciale Karen Kuo theksoi se Tajvani do të vazhdojë të ruajë status quo-në me Kinën, duke shmangur si shpalljen zyrtare të pavarësisë, ashtu edhe bashkimin me Pekinin.
Trump konfirmoi gjithashtu se administrata amerikane po shqyrton një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin, ndërsa tensionet mes China dhe Tajvanit vazhdojnë të rriten për shkak të stërvitjeve ushtarake kineze rreth ishullit.
