Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë së fundmi një detaj mjaft të ëmbël mbi historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin.
Në një bashkëbisedim të shkurtër me ndjekësit në Instagram, aktorja iu përgjigj një pyetjeje rreth marrëdhënies së saj dhe mënyrës se si ka nisur historia e tyre. Në vend të detajeve të gjata, Gixhari zgjodhi një përgjigje plot mirënjohje: “Kam pasur fat”, duke lënë të kuptohet qartë vlerësimin që ka për partnerin e saj të jetës.
Edhe pse shpesh zgjedh ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, kjo përgjigje e sinqertë e aktores ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që ajo gëzon me bashkëshortin e saj.

