Mimoza Ahmeti merr pjesë në promovimin e tre librave të psikologjisë

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga rikthimi i saj në ambientet e Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ku prej vitesh është pjesë e stafit akademik.

Ahmeti mori pjesë në promovimin e tre librave të rinj në fushën e psikologjisë, të shkruar nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Ajo e cilësoi aktivitetin si një takim të rëndësishëm shkencor, të shoqëruar me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Në postimin e saj, Mimoza Ahmeti u shpreh e lumtur që pati mundësinë ta ndajë këtë moment me kolegë, studentë dhe miq të dijes.