Çiljeta Xhilaga ka folur me sinqeritet për dëshirën e saj dhe partnerit Alban për të zgjeruar familjen, duke treguar se mes mundësive që ka shqyrtuar është edhe fertilizimi in vitro (IVF).
Në një intervistë për “Pardon My French” në Top Albania Radio, këngëtarja tregoi se këtë vit kishte menduar seriozisht mes dy alternativave: të provonte IVF për të pasur mundësinë e binjakëve ose të realizonte një ndërhyrje estetike për t’u rikthyer në formë.
“Doktori i in vitro-s më pret prej tre vitesh, por unë nuk kam arritur ta marr vendimin përfundimtar”, tregoi Çiljeta.
Ajo zbuloi gjithashtu se dëshira për të pasur një fëmijë me Albanin ka qenë e pranishme prej vitesh.
“Kam pesë vjet me Albanin dhe vazhdojmë të duam të kemi një fëmijë së bashku”, u shpreh artistja.
Çiljeta foli edhe për disa sfida shëndetësore me të cilat është përballur, duke përmendur trajtimin për insulinorezistencën. Ajo tha se pas disa procedurave estetike dëshiron t’i japë vetes kohë për rikuperim dhe nuk e përjashton mundësinë që IVF-në ose shtatzëninë ta provojë vitin e ardhshëm.
“Kam kohë vitin tjetër. Dua ta shijoj pak këtë vit”, tha ajo.
