Agjencia për Mërgatën ka nisur një program falas online për mësimin e gjuhës shqipe, i dedikuar fëmijëve të mërgatës nga mosha 6 deri në 15 vjeç.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mërgatën, Fatlum Jusufi, ka bërë të ditur se krahas mësimit online, janë përgatitur edhe botime në gjuhën shqipe të dedikuara për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Sipas Jusufit, qëllimi i këtyre nismave është t’u mundësojë fëmijëve të mërgatës të ruajnë dhe zhvillojnë njohuritë e gjuhës shqipe, duke forcuar njëkohësisht lidhjen me kulturën dhe vendlindjen.
“Po punojmë që gjuha, kultura dhe lidhja me vendlindjen të ruhen te brezi i ri. Për fëmijët tanë. Për gjuhën shqipe. Për të ardhmen”, ka deklaruar Jusufi.
