Ngjarje e rëndë në Greqi, 19-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas incidentit në hotel

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana të rënda në ishullin grek Kefalonia.

E reja, e identifikuar si Myrto, u gjet pa ndjenja në një shesh në qytetin Argostoli në orët e para të mëngjesit dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi.

Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte qenë më herët në një dhomë hoteli me disa të rinj, ku dyshohet se është konsumuar lëndë narkotike. Më pas ajo ka humbur ndjenjat dhe, sipas pamjeve të sigurisë, tre të rinj e kanë nxjerrë jashtë hotelit dhe e kanë lënë në gjendje të rëndë në qytet para se të largoheshin.

Më vonë, 19-vjeçarja është gjetur nga kalimtarët dhe është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekja e saj, dyshuar nga arresti kardiak, ndërsa po priten analizat toksikologjike.

Tre personat e përfshirë janë identifikuar nga autoritetet dhe po hetohen për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *