Kryediplomati belg në Shkup thekson mbështetjen e Belgjikës për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, gjatë vizitës në Shkup deklaroi se Belgjika mbetet një aleat i fortë dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Ai theksoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të bllokojnë procesin e zgjerimit dhe se vendi duhet të vazhdojë me reforma sipas kritereve të Kopenhagës.

Prévot kërkoi gjithashtu garanci që Maqedonia e Veriut të mos përballet me bllokada të reja pasi të përmbushë detyrimet e saj, duke shtuar se vendet e BE-së duhet të tregojnë qartë vullnet politik për këtë çështje. Ai vlerësoi stabilitetin institucional të vendit dhe theksoi rëndësinë e dialogut dhe sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, e cilësoi vizitën si të rëndësishme dhe falënderoi Belgjikën për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian dhe për solidaritetin në situata të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *