Nga 1 korriku deri më 31 gusht do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje dhe zona pyjore, me qëllim parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës.
Sipas vendimit, lëvizja në këto zona do të lejohet vetëm me leje me shkrim, e cila do të lëshohet nga njësitë rajonale të NP “Pyjet Kombëtare” dhe nga parqet kombëtare për zonat që ato administrojnë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se personat fizikë që kapen duke lëvizur pa leje në pyje ose tokë pyjore do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë me denarë.
Kjo masë vjen si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar rrezikun e zjarreve dhe për të mbrojtur pasuritë natyrore gjatë muajve të verës.
