Surpriza në “Ferma VIP” lë pa fjalë Mimoza Ahmetin: “O Zot, çfarë kryevepre!”

Mimoza Ahmeti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese në Ferma VIP, pasi një dron u shfaq mbi fermë me një mesazh të veçantë mbështetjeje nga Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani.

Poetja u emocionua tej mase nga surpriza, duke e cilësuar gjestin si një kryevepër dhe duke falënderuar publikisht dyshen për mbështetjen dhe mesazhin e fuqishëm që përcollën.

Moza vlerësoi veçanërisht Elton Ilirjanin për mënyrën se si ka mbështetur dhe ekspozuar figurën e Parashqevi Simakut, duke theksuar se nuk është turp të jetosh ndryshe apo të jesh vetvetja pavarësisht paragjykimeve.

“I love you! Të dua! Të dua! O Zot çfarë kryevepre, jeni të dy. Nuk e ke idenë Elton çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun që e ekspozove. Që nuk është turp fare me jetu në metro, që nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Mimoza shtoi gjithashtu se do të kishte shumë dëshirë të realizonte një projekt të përbashkët me Parashqevi Simakun në të ardhmen.

Ky moment u kthye menjëherë në një nga skenat më të komentuara të ditës në rrjetet sociale.