Rozana Radi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, sidomos pas intervistës së fundit me ish-partnerin e saj, MC Kresha, në emisionin “Goca dhe Gra”.
Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me një postim të publikuar në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se mund të ketë diçka për të thënë në të ardhmen.
“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas do veproj. Vetëm rrini në pritje”, shkroi ajo.
Mesazhi i artistes ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime nga ndjekësit, të cilët po përpiqen të kuptojnë kujt apo çfarë i referohet ky paralajmërim i Rozanës.
