Labinot Rexha me fjalë emocionuese për Ludo Lee: “Jam krenar që të quaj vëlla”

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka ndarë një mesazh të veçantë për ish-konkurrentin Ludo Lee, duke shprehur publikisht respektin dhe vlerësimin që ka për të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi e cilësoi Ludo-n jo vetëm si shok, por edhe si vëlla, duke theksuar se lidhja mes tyre nuk matet me kohën e njohjes, por me karakterin dhe sinqeritetin.

“Jam krenar që të kam njohur dhe i lumtur që sot të quaj vëlla”, shkroi ai, duke vlerësuar gjithashtu shpirtin, vizionin dhe qëndrueshmërinë e Ludo Lee-t.

Më poshtë keni postimin e plotë.

“Jam krenar që kam pasur fatin ta njihja Ludo Lee-në!

Ndonjëherë, jeta të sjell njerëz që nuk i ke njohur prej vitesh, por që me zemrën, karakterin dhe shpirtin e tyre të bëjnë të ndihesh sikur i ke pasur pranë gjithmonë.

Për mua, Ludo Lee nuk është thjesht një shok, por është shok, vëlla dhe një njeri që e respektoj me gjithë zemër!

Ndoshta rrugët tona u kryqëzuan jo shumë kohë më parë, por respekti dhe vlerësimi që kam për të janë të sinqerta. Unë i çmoj njerëzit që ecin përpara, që kanë vizion, që nuk ndalen përballë vështirësive dhe që e ruajnë zemrën e pastër.

Ludo, jam krenar që të kam njohur dhe i lumtur që sot të quaj vëlla! Në këtë jetë nuk ka rëndësi sa gjatë e njeh dikë, por çfarë njeriu është ai dhe çfarë ndjenje të lë në zemër”, ka shkruar Labi.