Bekim Sali ka përshëndetur miratimin e ligjit për lojërat e fatit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të rinjve dhe familjeve.
Sipas tij, ligji parashikon që kazinotë të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave, si dhe ndalon reklamat agresive që synojnë të rinjtë dhe fëmijët.
“Edhe një premtim bëhet realitet. Edhe një ditë e re, një sukses i ri”, është shprehur Sali.
Ai ka kritikuar gjithashtu Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Levicen,duke deklaruar se të dyja partitë votuan kundër ligjit.
Sipas Salit, ky qëndrim është i pajustifikueshëm, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një ligj që synon të mbrojë fëmijët nga ndikimi i lojërave të fatit pranë institucioneve arsimore.
