Melinda Ademi zbulon albumin e ri, vjen me 20 këngë dhe bashkëpunime të shumta

Rap-artistja e njohur Melinda Ademi ka prezantuar listën e albumit të saj më të ri të titulluar “Bad Diva”, i cili përmban gjithsej 20 këngë.

Në album përfshihen edhe bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore si Didine Canon 16, Ronela Hajati, Elinel, Gesko dhe Lumi B.

Publikimi zyrtar i albumit është paralajmëruar për më 29 maj në orën 23:59, ndërsa projektet pritet të lansohen me videoklipe.

Melinda ka zbuluar edhe kopertinën zyrtare të albumit, duke ngritur pritshmëritë e fansave për projektin e ri muzikor.