Melinda Ademi dhe Elineli publikojnë bashkëpunimin e ri “Gjiro”

Dy artistët e njohur të skenës muzikore shqiptare, Melinda Ademi dhe Elineli, kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Gjiro” dhe është publikuar së bashku me videoklipin zyrtar, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe adhuruesve të muzikës së tyre.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë artistët, Melinda Ademi dhe Elineli, të cilët kanë sjellë një projekt ritmik dhe energjik, në stilin që i karakterizon prej vitesh.

“Gjiro” vjen si një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm për të dy artistët, të cilët gëzojnë një numër të madh ndjekësish dhe vazhdojnë të jenë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës moderne shqiptare.