Më pak nxënës dhe 28 shkolla më pak në vetëm tre vite

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se deri tani për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar rreth 14.500 nxënës të klasës së parë.

Në vitin 2016/2017 ishin regjistruar 23.266 nxënës, ndërsa këtë vit shifra aktuale është rreth 9.000 më e ulët.

Fëmijët që këtë vit nisin klasën e parë kanë lindur kryesisht në vitin 2020, kur në vend u regjistruan 19.031 lindje të gjalla. Kjo krijon një diferencë prej rreth 4.500 fëmijësh mes numrit të të lindurve dhe nxënësve të regjistruar deri tani.

Ndërkohë, numri i paraleleve është ulur për rreth 200 në arsimin fillor dhe 100 në arsimin e mesëm, ndërsa regjistrimet vazhdojnë deri në fund të shtatorit.

Të dhënat ngrenë shqetësime për emigrimin dhe ndryshimet demografike. Njëkohësisht, 26 shkolla rurale këtë vit nuk kanë asnjë nxënës të regjistruar në klasë të parë.

Situata ndryshon në disa zona urbane, veçanërisht në Shkup, ku disa shkolla përballen me mungesë hapësirash dhe nevojë për kapacitete të reja.

Shifra përfundimtare do të dihet pas përfundimit të regjistrimeve në shtator.