Tragjedi në Idrizovë: 42-vjeçari humb jetën pasi kapi telin elektrik

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“, ku jetën e ka humbur një 42-vjeçar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 29 gusht në ora 14:43, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit, N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë dhe kishte kapur një tel elektrik që ishte nën tension.

Gjatë incidentit, 42-vjeçari ka rënë nga shtylla. Në vendngjarje ka intervenuar Ndihma e Shpejtë Mjekësore, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.