“Mbas testit të ADN-së” – Arnoldi bën veprimin që tërheq vëmendjen

Pas një periudhe tensioni dhe ndërprerjeje të komunikimit, Katerina dhe Arnoldi kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ky zhvillim vjen pak ditë pas deklaratave të Katerinës lidhur me testin e ADN-së dhe pas intervistës së saj në “Prive By Liberta Spahiu”, ku ajo tregoi se komunikimi mes tyre kishte rifilluar.

“Kemi nisur kontaktet”, kishte deklaruar Katerina, duke treguar gjithashtu se Arnoldi e kishte zhbllokuar dhe e kishte kontaktuar për të diskutuar rreth testit të ADN-së.

Ndërkohë, Arnoldi ka publikuar një video të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku shfaqet së bashku me Katerinën duke kënduar. Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Mbas testit të ADN-së”. 🧬👀

Ky veprim ka nxitur reagime dhe spekulime te ndjekësit, ndërsa rikthimi i tyre në rrjetet sociale ka shtuar pikëpyetjet nëse mes tyre mund të ketë një afrim të ri.

Megjithatë, deri tani as Katerina dhe as Arnoldi nuk kanë konfirmuar se janë rikthyer si çift. Gjithashtu, mbishkrimi i Arnoldit nuk sqaron nëse testi i ADN-së është kryer apo jo.