Lumbardh Salihu shijon pushimet, një detaj i vogël ndez thashethemet në rrjet

Lumbardh Salihu ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e fundit nga pushimet e tij.

Fituesi i BBVK ka ndarë disa imazhe nga një vilë ku po kalon ditë relaksi, larg angazhimeve të përditshme dhe mediave.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje nuk janë pamjet e vendit, por një detaj i vogël në tavolinë, ku shihen dy pjata të shtruara. Ky element ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet se ai mund të ketë qenë në shoqëri të dikujt tjetër.

Edhe pse në foto nuk shfaqet askush tjetër dhe nuk ka asnjë konfirmim apo detaj shtesë, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe aludime për një lidhje të mundshme të re të tij.

Për momentin, Lumbardhi nuk ka reaguar lidhur me këto zëra.