Nga LSDM thonë se deklarata e ministrit të Jashtëm Timço Mucunski, se nuk ka kushte për ndryshimet kushtetuese, dëshmon se rruga evropiane e Maqedonia e Veriut po bllokohet me vetëdije.
“Vitin e kaluar, në korrik 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev, tani Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë, tha se Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së. Kemi pasur edhe mohime nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare se gjuha maqedonase është një çështje e brendshme dhe jo një temë e marrëdhënieve dypalëshe”.
“Kjo nuk është një kontradiktë e rastësishme. Ky është një bllokim i qëllimshëm i rrugës evropiane të Maqedonisë. Mickoski po krijon me vetëdije një konflikt me Bullgarinë për të pasur një justifikim të gatshëm pse procesi është bllokuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
