Forumi i Gruas i VLEN-it me mesazh uniteti para Kongresit

VLEN ka mbajtur sot mbledhjen e Forumit të Gruas, në prag të Kongresit të Parë të Bashkimit që do të zhvillohet më 9 maj.

Gjatë takimit është prezantuar Rezoluta e Forumit të Gruas të VLEN-it, përmes së cilës kërkohet përfshirje më e madhe e grave në programin politik, strukturat organizative dhe proceset vendimmarrëse të koalicionit.

Sipas njoftimit, rezoluta do të nënshkruhet zyrtarisht në ditën e Kongresit, si dëshmi e përkushtimit për një politikë moderne, demokratike dhe evropiane, ku grave u garantohet rol dhe përfaqësim i merituar.

Nga VLEN theksojnë se gratë vazhdojnë të jenë një forcë e rëndësishme në organizim, mobilizim dhe në ndërtimin e vizionit të përbashkët politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *