KSHZ do të transferojë para në 11 komuna të bllokuara për anëtarët e zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme solli vendim për pagesën e mjeteve për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe anëtarët e Këshillave Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe të përsëritura në 11 komuna të cilat kanë llogari të bllokuara, raporton MIA.

Bëhet fjalë pë 107.201.924 denarë për komunat e Haraçinës, Dellçevës, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogishtanit, Vasilevës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Zërnovcit, ndërsa mjetet do të transferohen në llogaritë e destinuara të komunave për zgjedhjet lokale.

Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, mjetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë transferuar me vendim të Qeverisë.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) më 6 prill ka shprehur shqetësim serioz në lidhje me vonesën dhe pagesën jo të plotë të kompensimeve për anëtarët e organeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 nga ana e disa komunave të Shkupit dhe u bën apel kryetarëve të komunave dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) për respektim konsekuent të dispozitave ligjore gjatë realizimit të këtyre pagesave.

Zgjedhjet e rregullta lokale un mbajtën më 19 tetor 2025 (rrethi i parë) dhe 2 nëntor 2025 (rrethi i dytë). Ndërsa më 11 janar u mbajtën zgjedhjet e përsëritura në katër komuna.