Shkup: grabitje me armë në kazino, policia kërkon autorët

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në lagjen Aerodrom në Shkup, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë me forcë në një kazino brenda qendrës tregtare “Shkupjanja”.

Sipas raportimeve, grabitësit kanë kryer vjedhjen dhe më pas janë arratisur në drejtim të lumit Vardar, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga policia.

Forcat e rendit kanë nisur një ndjekje intensive në zonë, ndërsa po punohet për rrethimin dhe kapjen e të dyshuarve. I gjithë rajoni është vënë nën masa të shtuara sigurie dhe prani të madhe policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *